|
Në gusht, të gjitha rrugët të çojnë në Korçë
Festa e Birrës shënon kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës.
Pas suksesit të pesë viteve më parë, kjo festë vjen edhe këtë vit, në edicionin e gjashtë të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët.
Tashmë, Festa e Birrës në Korçë, e kthyer në një traditë të përvitshme, është padyshim festa më e madhe në Shqipëri, që tërheq çdo vit e më tepër mijëra vizitorë në qytet.
Mos mungoni!
Korça, qyteti i festave - qyteti i turizmit shqiptar 2010!
Festa e Birrës, festa më e madhe në Shqipëri nderohet me Çmimin Shqiptar të Turizmit
Festa e Birrës në Korçë, tashmë, një festë e njohur në gjithë Shqipërinë dhe rajonin është nderuar me çmimin shqiptar të turizmit, akorduar nga Ministria e Turizmit Rinisë dhe sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar. Juria e përbërë nga emra të njohur si dhe ndërkombëtarë kanë vlerësuar Bashkinë e Korçës dhe projektin e saj “Festa e Birrës” si më i miri, si një praktikë e veçantë në llojin e vet për të promovuar Korçën si destinacion turistik.
|