|
Festa e Birrës në vite
Festa e Birrës u organizua për herë të parë në vitin 2007 me nismën e Bashkisë së Korçës në kuadër të projektit “Korça, qyteti i festave”, si eventin kryesor të verës korçare. Viti i parë i organizimit të festës ka shënuar një sukses relativisht të mire, përpos skeptiçizmit të përgjithshëm dhe hodhi bazat e një eventi me prestigj si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Në edicionet e mëtejshme, festa mori permasa gjithmonë e më të mëdha, duke e kthyer praninë e Bashkisë së Korçës në masë thjesht organizative. Në vitin 2010 Festa e Birrës, u nderua me Çmimin Shqiptar të Turizmit, akorduar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve si dhe Shoqata e Turizmit Shqiptar, si gjetje e veçantë për zhvillimin e turizmit dhe ekonomisë lokale.
Sot, në përvjetorin e gjashtë të kësaj feste, për herë të parë festa zgjat 5 ditë, duke pasur parasysh suksesin që ajo ka patur ndër vite. Risi për këtë vit në Festën e Birrës, do të jetë “Beer Bike”, e cila do të shoqërohet nga parada e biçikletave. Eventi ka marrë përmasa dhe emër të madh në rrethin festiv brenda territorit shqiptar dhe pritet të marrë në vitet e ardhshme formën festës së vetme dhe më të madhe rajonal, duke përfaqësuar një nga eksperiencat më pozitive dhe më të suksesshme të zhvillimit të turizmit në qytetin e Korçës.
Ditët e festës së birrës karakterizohen nga një numër i jashtëzakonshëm turistesh, i cili arrin mbi 25.000 persona çdo natë. Gjatë gjithë edicioneve të zhvillimit të festës, kanë marrë pjesë jo vetëm birrat shqiptare, por edhe ato të huaja, të cilat përveç shitjeve të konsiderueshme që kanë patur, kanë promovuar fuqishëm produktet e tyre. Ky event përveç aspektit ekonomik tek i cili përqëndrohet zakonisht vëmendja, promovon gjithashtu vlerat kulturore, historike, organizative e gastronomike të një qendre urbane si Korça, njëkohësisht tek turistët vendas dhe sidomos tek ata të huaj.
Fakti që kjo festë organizohet çdo vit nënkupton, që intensiteti dhe risitë e saj janë gjithnjë në rritje. Ndër synimet kryesore të organizatorëve të saj, vihet re mbajtja e lartë e interesit mbi këtë eveniment të rëndësishëm, për ta kthyer vizitën në Korçë në një jave festive, ku me patjetër nuk duhet të mungosh.
Festa e birres 2010

Mijëra vizitorë, zgjedhin Korçën në Gusht!. 140 000 gota birre të konsumuara në 4 netët e Festës së Birrës
Festa e birrës”, e them me bindje të plotë, është festa më e madhe në Ballkan që organizon vetëm qyteti i Korçës dhe që i takon popullit të mbarë trojeve shqiptare
Volfran Shkëmbi
Festa e Birrës shënoi kulmin e sezonit turistik për qytetin e Korçës. Pas suksesit të tre viteve më parë, kjo festë erdhi këtë vit, në edicionin e katërt të saj, e shumëfishuar në të gjitha komponentët. Korça, tashmë i vetmi qytet në Shqipëri që organizon festën e birrës është kthyer në qendren e festimeve verore në Shqiperi.
Festa e birres 2009
Festa e birres 2008
Për 4 netë me rradhë, në datat 14-17 gusht 2008, Bashkia e Korçës organizoi Festën e Birrës, e cila pas suksesit të një viti më parë, erdhi këtë vit në edicionin e dytë të saj.
“Festa e birrës…Vetëm në Korçë”, ishte slogani i festës, i cili arriti të realizojë mjaft mirë synimin e Bashkisë, duke tërhequr një numër të madh vizitorësh vendas e të huaj që festuan dhe u argëtuan së bashku deri në orët e vona te natës.. Këtë vit u rrit numri i kompanive pjesëmarrëse, të cilat së bashku me sponsorat siguruan edhe mbështetjen kryesore financiare për realizimin e Festës së Birrës.
Festa e birres 2007
Me inisiativen e Bashkise Korce ne datat 17,18 ,19 gusht 2007 u organizua per here te pare Festa e Birres ne qytetin e Korces.
Festa e organizuar perpara Pallatit te Sportit "Tamara Nikolla " prane Parkut te qytetit shenoi kulmin e sezonit turistik duke shenuar shifra rekord te pjesemarrjes qe i kaloi parashikimet e organizatoreve.
Me mijera qytetare te Korces,emigrante te ardhur nga Greqia,Italia ,SHBA e me gjere si edhe nje numur i madh personash te ardhur nga qytetet e tjera te Shqiperise shijuan per tri net me rradhe Birra Korcen dhe produktet e fabrikave te perpunimit te mishit Fix dhe Tona.
|